Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez surprizon Coachella-n me performancë të fuqishme përkrah David Guetta-s

Jennifer Lopez, 56 vjeçe, mahniti publikun me një performancë surprizë në Coachella 2026 në Indio të Kalifornisë, ku u ngjit në skenë përkrah David Guetta-s gjatë natës së dytë të festivalit.

Këngëtarja e hitit “On The Floor” u shfaq në skenën Quasar për të interpretuar këngën e saj të re “Save Me Tonight”, e publikuar muajin e kaluar, duke emocionuar fansat që nuk e prisnin këtë dalje të saj në festival.

Bashkëpunimi i saj me DJ-in e njohur francez u prit me entuziazëm nga turma, duke shënuar gjithashtu debutimin e saj në Coachella, pavarësisht një karriere mbi 25-vjeçare, shkruan DailyMail.

Lopez u shfaq me një kostum të ngushtë që theksonte fizikun e saj, të kombinuar me një xhaketë me pupla në ngjyrë akuamarin dhe syze dielli, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Në momentet e para të performancës, ajo iu drejtua turmës me një buzëqeshje dhe më pas krijoi atmosferë të zjarrtë duke ndërvepruar me skenën dhe publikun.

Gjatë performancës, David Guetta e prezantoi si “një mike të veçantë”, ndërsa Lopez iu bashkua me energji setit të tij, duke sjellë një nga momentet më të komentuara të natës.

Performanca e saj erdhi pak para ngjitjes në skenë të Justin Bieber si artist kryesor i mbrëmjes.

Jennifer Lopez, e cila së fundmi ka përfunduar edhe rezidencën e saj në Las Vegas, ka qenë e përgatitur intensivisht për projektet e reja muzikore dhe sipas burimeve pranë saj, ajo synon të mbetet në formën më të mirë artistike dhe fizike, duke vazhduar angazhimet në skenë edhe në këtë fazë të karrierës së saj. /Telegrafi/