Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez elektrizon skenën në Barcelonë me një paraqitje mahnitëse në kuadër të turneut të saj evropian

Jennifer Lopez ndezi skenën e Palau Sant Jordi në Barcelonë të martën mbrëma, ku performoi me një veshje tejet atraktive – një bodysuit i mbushur me gurë të çmuar që nxirrte në pah format e saj të famshme.

Këngëtarja 55-vjeçare, me një trup njëpjesësh të thellë në dekolte dhe çorape rrjete ngjyrë lëkure, vallëzoi energjikisht përballë një turme të zjarrtë dhe të entuziazmuar.

Turneu i saj Up All Night nisi më 8 korrik në Pontevedra të Spanjës dhe pritet të përfundojë më 12 gusht në Sardenjë të Italisë, shkruan DailyMail.

Për natën e shtatë të turneut, J-Lo dha maksimumin – duke shkëlqyer që nga momenti i parë me një kostum vezullues që theksonte hiret dhe siluetën e saj për t’u admiruar.

Aktorja dhe këngëtarja u shfaq me çizme të gjata deri mbi gju dhe me taka të holla, ndërsa e shoqëruar nga një grup kërcimtarësh plot energji, e çoi audiencën në ekstazë.

Më vonë gjatë performancës, Lopez veshi mbi kostumin e saj një xhaketë të artë me mëngë të stolisura me fije zbukuruese për një efekt më dramatik.

Ajo e përmbylli pamjen e saj skenike me një kapelë të argjendtë të mbushur me gurë të ndritshëm, ndërsa këndoi një varg prej hiteve të saj më të mëdha, përfshirë On The Floor, Save Me Tonight dhe Jenny from the Block.

Ylli i muzikës pop u shfaq mjaft e lumtur gjatë gjithë koncertit të zjarrtë, duke treguar se ishte tejet e emocionuar për t’u rikthyer në turne – për herë të parë pas gjashtë vitesh.

Vetëm një ditë më parë, Jennifer kishte ndarë në Instagram disa pamje nga provat prapa skenave, duke i dhënë fansave një vështrim ekskluziv në përgatitjet për nisjen e turneut.

Ky turne shënon rikthimin e saj në skenë pas "It’s My Party Tour" të vitit 2019. Fillimisht, ajo kishte planifikuar një tjetër turne të quajtur "This Is Me Live" për vitin 2024, por ai u anulua për t’i dhënë përparësi kohës me fëmijët, familjen dhe miqtë e ngushtë.

Pas përfundimit të datave evropiane, J-Lo do të zhvendoset në Las Vegas për një mini-rezidencë në Caesars Palace nga 30 dhjetori deri më 3 janar.

Javën e kaluar, ajo organizoi një festë të veçantë dëgjimi për 30 fansa në Los Angeles, ku prezantoi gjashtë këngë të reja – njëra prej të cilave lë të kuptohet për ndarjen e saj nga Ben Affleck.

Çifti ishte martuar në vitin 2022 pas ribashkimit të lidhjes së tyre, por sipas raportimeve, në përvjetorin e dytë të martesës në gusht të vitit të kaluar, Jennifer kishte paraqitur kërkesën për divorc.

Një pjesëmarrës në event, Edgardo Luis Rivera, tregoi më shumë për emocionet që përcollën këngët e reja. Njëra prej tyre titullohet Wreckage Of You, dhe sipas Riveras, Lopez kishte thënë se “nuk ishte shkatërruar” nga ajo që ndodhi. “Në fakt, në tekstin e këngës thuhet: ‘Jam më e fortë pas rrënojave që le pas ti’”.

Ai shtoi se Wreckage Of You është një baladë pop që Lopez e ka bashkë-shkruar dhe regjistruar vetëm dy javë më parë.

Vitin e kaluar, ajo anuloi zyrtarisht turneun "This Is Me… Live", që ishte planifikuar të niste përpara ditëlindjes së saj të 55-të.

Në një deklaratë të siguruar nga DailyMail, përfaqësuesit e Live Nation njoftuan: “Turneu veror i Jennifer Lopez për vitin 2024, 'THIS IS ME… LIVE', është anuluar. Jennifer po merr kohë për të qenë pranë fëmijëve, familjes dhe miqve të saj të afërt”.

Vetë Jennifer shtoi se ishte “thellësisht e pikëlluar dhe e shkatërruar” për anulimin, por theksoi se ishte “absolutisht i domosdoshëm”.

Një burim për DailyMail tregoi: “Ajo po merr kohë për veten, për familjen dhe njerëzit që i qëndrojnë pranë. Ishte një vendim shumë i vështirë që Jennifer e mori këtë javë dhe ndjehet keq për fansat”. /Telegrafi/