Please enter at least 3 characters.

Jennifer Lopez edhe pse 50 vjeçe, thotë se do të ishte gati për një tjetër fëmijë me Alex Rodriguez

2019/09/fam2.jpg
257:"TORONTO, ONTARIO - SEPTEMBER 07: (L-R) Jennifer Lopez and Alex Rodriguez attend the "Hustlers" premiere during the 2019 Toronto International Film Festival at Roy Thomson Hall on September 07, 2019 in Toronto, Canada. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Fëmijët e Jennifer Lopezit nuk do ta kishin problem që të kishin edhe një motër ose vëlla nga babai.

Këngëtarja e hitit "Let's Get Loud" i tha Extra TV se binjakët e saj 11-vjeçarë Maximilian 'Max' David dhe Emme Maribel - të cilët ajo i ka me ish-in e saj, Marc Anthony - do të 'emocionoheshin' nëse do të mirëprisnin një fëmijë tjetër të saj me Alex Rodriguez, 44 vjeç.

Jennifer Lopez, 50 vjeçe, tha: "Unë mendoj se ata do të donin të kishin një vëlla ose motër", shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Ajo vazhdoi duke thënë: "Ata pëlqejnë të kenë [vajzat e Aleksit] Natashën dhe Ellan në jetën e tyre dhe të kenë dy motra të tjera".

"Ne me të vërtetë formojmë një familje të bukur të përzier dhe mendoj se të gjithë do të entuziazmohen", shtoi ajo.

Lopez e ndau dëshirën e saj për më shumë fëmijë në një intervistë për "Sirius XM" para gazetares Hoda Kotb, në fillim të këtij muaji.

Nuk kaloi shumë kohë kur Kotb e pyeti Rodriguezit se çfarë mendonte për aspiratat e Lopezit.

"Interesante", u përgjigj Rodriguez. "Kjo mbetet për t'u zbuluar".

Rodriguez shpjegoi se Lopez ishte frymëzuar nga vet gazetarja Kotb për t’u bërë nënë për herë të parë, pasi ajo priti fëmijën e saj në moshën 52 vjeçare.

"Unë shoh sa e lumtur jeni dhe mendoj se ajo mund të dëshirojë të ndjekë hapat e tu," shpjegoi Rodriguez përball gazetares.

Edhe pse fëmijët mund të jenë në të ardhmen e tyre, pika kryesore e përqendrimit të Lopezit është planifikimi i një martese për veten dhe Rodriguez.

Një burim i tha Revistës "People" në mars se ata do të martohen së shpejti.

"Ata janë ende të gjithë në lidhje me familjen e tyre me katër fëmijët. Tërheqja e tyre fillestare e fortë për njëri-tjetrin do të ishte zbehur shpejt nëse nuk do të kishin qenë në gjendje të bëheshin bashkë si familje" citoi ky burim. /Telegrafi/