“Jemi më pranë se ç’mendoni”- hakerat e ‘Homeland Justice’ sulmojnë korrespondencën e Kuvendit
10/03/2026
Hakerat e ‘Homeland Justice’ janë rikthyer sërish në Kuvendi e Shqipërisë.
Këtë të martë, hakerat kanë sulmuar korrespondencën e Kuvendit të Shqipërisë. Ata pretendojnë se kanë në duar të gjitha bisedat e hakeruara.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice.
Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që ky turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram. /Tch/


