Please enter at least 3 characters.

Jeep realizon reklamën Wranglerit me “dinosaur”

2022/06/1-26.jpg

Kompania amerikane Jeep ka filluar një fushatë globale të marketingut, që ka të bëjë me franshizën e “Jurassic Park” – duke publikuar një reklamë të mrekullueshme.

Saga e këtij filmi do të përfundojë me “Jurrasic World Dominion”, që në kinema do të arrijë më 9 qershor, transmeton Telegrafi.

E pikërisht për këtë në Jeep kanë vendosur për “vozitjen e fundit” me dinozaurë, ku në fokus është modeli i ri Wrangler 4xe.

Kjo reklamë sjell historinë e pronarit të Wranglerit i cili “adopton” një dinozaur të vogël sikur të ishte një kafshë shtëpiake, me të cilin fillon një aventurë. /Telegrafi/