"Java e parë më shkon në Kosovë", Selin zbulon planet pas daljes nga Big Brother
12/04/2026
Mateo Borri dhe Selin Bollati kanë biseduar me njëri-tjetrin për atë që do të bëjnë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.
“Çfarë do bësh kur të dalësh?”, ka qenë pyetja që banori ia drejtoi finalistes së parë të këtij edicioni.
"Nëse nuk kam intervista duket se java e parë më shkon në Kosovë", u shpreh ajo.
Mateo gjithashtu tregoi se do ta takojë familjen e më pas do të qëndrojë me personin e zemrës që e takoi në këtë format, Brikena Selmanin.
Kanë ngelur edhe një javë në finalen e madhe të këtij edicioni, që është më 18 prill (e shtunë).
Në finale tashmë dihet se janë: Selin, Mateo, Rogert Sterkaj dhe Armir Shahini.
Të fundit që u larguan nga ky reality shou ishin: Brikena Selmani dhe Shëndrit Lumi. /Telegrafi/


