Please enter at least 3 characters.

Januzaj luan për të fituar trofe (video)

2016/01/januzaj-luan-p-euml-r-t-euml-fituar-trofe_hd.jpg

Chevrolet ka lansuar reklamën e fundit “What do you #PlayFor” gjatë ndeshjes së të dielës në Ligën Premier në mes të Manchester United dhe Liverpool.

Si pjesë e kampanjës, një varg lojtarësh të rinj të Manchester United, përfshirë Adnan Januzajn, Javier Hernandez dhe Chris Smalling, kanë zbuluar motivimet e tyre për të luajtur futboll dhe ajo çfarë i ka shtyrë ata drejt suksesit në Old Trafford.

Të pyetur se “Për çfarë luajnë futboll”, lojtarët kanë dhënë shpjegime të ndryshme.

“Isha i ri dhe doja të luaj futboll, ishte ëndrra ime”, thotë Januzaj. “Dëshira ime është të fitoj trofe”.

Ndërkohë Smalling, beson se futbolli mund t’u sjellë kënaqësi miliona njerëzve rreth e qark globit.

“Ajo shtytja garuese gjithmonë ka qenë në mua. Unë luaj për t’u kënaqur. Sporti i bashkon njerëzit dhe në fund të ditës, futbolli vendos buzëqeshje në fytyrën e njerëzve”, ka thënë ai.

“Kurrë nuk them se futbolli është detyrë – është ëndrra ime, pasioni im. Andaj kurrë nuk them ‘zgjohu të shkosh në punë’ – jo, shkoj të luaj futboll”, shprehet Chicarito.

“Unë luaj për dashuri. Për mua, të luaj do të thotë gjithçka”, shprehet meksikani. /Telegrafi/