Janevska: Kemi pranuar shumë vërejtje për Ligjin e ri për arsim të lartë
Draftligji për Аrsim të Lartë mbetet njëra nga çështjet më të rëndësishme, çështje të cilën ministrja e Arsimit, Vesna Janevska e arsyeton dhe mbron në çdo paraqitje publike.
Ndonëse ditë më parë tha se drafligji i përmirësuar të premten do të publikohet në ener, sot deklaroi se ligji i qasshëm për publikun do të jetë nga e hëna dhe më pastaj i njëjti do të shkojë në procedurë qeveritare.
Janevska tha se janë pranuar numër i madh i vërejtjeve, të cilat sipas saj kanë qenë konstruktive.
“Kemi pranuar shumë vërejtje të cilat kemi vlerësuar se janë konstruktive, diku kemi bërë edhe lëshime të mëdha pavarësisht është lëshim teknik apo edhe më i përgjitshëm, kemi pranuar, një punim më pak për magjistraturë, një punim më pak për doktoraturë. E ulëm garancinë bankare për privatët. Kritere të reja siç kërkuan për realizimin e ciklit të tretë po edhe shumë vërejtje të tjera, kemi pranuar”, tha Janevska.


