Please enter at least 3 characters.

Janeva mbetet në burg, refuzohet ankesa e saj

2016/01/ja-kur-do-t-euml-filloj-me-pun-euml-katica-janeva_hd.jpg

Siç vërtetojnë për 'A1on' Këshilli Gjyqësor refuzoi ankesën e Katica Janevës për paraburgimin 30 ditor. Janeva vazhdon të jetë në paraburgim në burgun e Shkupit në Shuto ORizare.

Mbrëmë gjyqtari Sedat Rexhepagiqi i caktoi masën e paraburgimin kryeprokurores në dorëheqje, me kërkresë nga Prokuroria për Krim të organizuar dhe Korrupsion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janeva është e dyshuara e tretë në aferën 'Haraçi'. Ajo, sipas aktakuzës së prokurorisë, i ka mundësuar Orce Kamçevit favore në hetimin për lëndën 'Perandoria' duke propozuar të dalë nga paraburgimi dhe t'i kthehen dokumentet e identifikimit.

Përveç kësaj, në plan ka qenë që Kamçev të marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur kur do t'i ofrohet marrëveshje./Telegrafi/