Janë bërë 10 vite që kur Cech pësoi dëmtimin e tmerrshëm në kokë (Foto)
14/10/2016
Dhjetë vite më parë Liga Premier ka kaluar një nga momentet më të tmerrshme në historinë e saj.
Është 14 tetori i vitit 2006 që do të mbetet përgjithmonë në memorien e portierit Petr Cech, i cili në këtë ditë ka “rilindur” për së dyti.
Pas operimit Cech ishte jashtë fushave për 3 muaj, dhe pas rikthimit ai është detyruar të paraqitet me një mbrojtëse në kokë, të cilën vazhdon ta mbaj edhe sot.
Cech edhe përkundër kësaj vështirësie është një nga portierët më të mirë në botë dhe nuk është dorëzuar asnjëherë. Ai sot me shumë sukses është duke e ruajtur portën e Arsenalit. /Telegrafi/


