Please enter at least 3 characters.

"Jam nga Gjermania" - videoja e Ardian Bujupit ku mohon origjinën bëhet virale në TikTok

2024/02/417430961_912020400469954_8279047703845803600_n.png

Ardian Bujupi tashmë dihet se është një këngëtar me origjinë nga Kosova që jeton dhe vepron në Gjermani.

Ai së fundmi u ndalua në rrugë nga një tiktok-ere, ku ia parashtroi disa pyetje.

Pyetjet ishin rreth jetës së tij, gjersa ai zbuloi se është këngëtar dhe se vjen nga Gjermani.

Kjo përgjigje e artistit shqiptar duket se irritoi fansat e tij, të cilët i reaguan ashpër në komente.

Videoja u bë virale dhe u shpërnda gjithandej, ndonëse artisti i kishte kërkuar vajzës në fjalë që ta fshinte.

Veç tjerash, nuk mungoi një reagim edhe nga Ardiani, me një postim të shpërndarë në Instagram.

Postimi i plotë:"Për ata armiqtë që janë duke kërkuar gabime te unë, kot e keni. Unë jam rritur në Gjermani, kam fituar famë në këtë vend. Në intervistën e parë në jetën time për RTL, fjala e tretë ka qenë Kosovë.Ajo vajzë në Dubai njeh shoqërinë time në Gjermani dhe më ka ardhur më shkurt të them 'Germany'.Po të kishte qenë intervista më e gjatë, unë kisha thënë 'jetoj në Gjermani', jam shqiptar etj etj'.Siç e bëj gjithmonë". /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram