Please enter at least 3 characters.

Jaguar E-Type i ndryshkur është shitur për 48 mijë euro, pas riparimit vlera mund t’i rritet tri herë (Foto)

2018/03/Jaguar-foto.jpg
19:"© H&H Classics

Ka pasur shumë raste, që një veturë klasike, është shitur për shuma enorme edhe pse ishte shumë e vjetër. Por, ky Jaguar E-Type i vitit 1965, është krejtësisht i ndryshkur.

Modeli i përket koleksionit prej 19 njësive, që kanë timonin në anën e majtë, për të cilin Enzo Ferrari - themeluesi i markës italiane - ka thënë se është vetura më e bukur, e ndërtuar ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kreatori i veturave do mbetej i zhgënjyer, po ta shihte gjendjen e tanishme të këtij Jaguri, pasi u la për dekada në një fermë në Yorkshire të Anglisë, për tu gjetur rastësisht nga një punonjës.

Pasi doli në ankand, për këtë veturë dikush pagoi 48 mijë euro - çmim që konsiderohet të jetë tri herë më i vogël, nga ajo që do të arrihet pasi të jetë riparuar.

E regjistruar më 27 janar të vitit 1965, kjo veturë ka pasur të njëjtin pronar, që për arsye të panjohura e ka braktisur për ta lënë të vjetrohet në kohë. /Telegrafi/