Please enter at least 3 characters.

Ivana Knoll reagon pas humbjes së Kroacisë: Ishte një ndeshje e vështirë, por vazhdojmë

Ivana

Ivana Knoll u paraqit në stadiumin AT&T në Dallas për të mbështetur Kroacinë në ndeshjen kundër Anglisë në Kupën e Botës.

Edhe këtë herë, tifozja më e njohur kroate tërhoqi vëmendjen e fotografëve dhe tifozëve me veshjen e saj karakteristike në ngjyrat e kombëtares kroate.

Pas humbjes së Kroacisë me rezultatin 4:2, Knoll komentoi ndeshjen dhe dërgoi një mesazh mbështetjeje për ekipin kombëtar.

Ajo tha se skuadra luajti mirë, por se një penallti ndikoi në rrjedhën e takimit.

"Ishte një ndeshje e vështirë, por ne vazhdojmë përpara”, u shpreh ajo, duke shtuar më pas: “Forca Kroacia".

Prania e saj në stadium nuk kaloi pa u vënë re.

Ashtu si në turnetë e mëparshëm, kamerat dhe telefonat e tifozëve ishin të drejtuar vazhdimisht nga ajo, ndërsa fotografitë e saj u përhapën shpejt në rrjetet sociale.

Ivana prej vitesh konsiderohet një nga tifozet më të famshme në botë.

Mediat britanike dhe amerikane raportuan gjerësisht për praninë e saj në stadium, duke e përshkruar si një nga figurat më të njohura të tribunave dhe një personazh që tërheq vëmendje në çdo turne të madh futbolli. /Telegrafi/