Please enter at least 3 characters.

Ishte rrëzuar nga trotineti elektrik në Gjilan, vdes një fëmijë në QKUK

Një fëmijë ka vdekur dje në QKUK.

Ai ishte duke marrë trajtim mjekësor, pasi para gati dy javësh ishte rrëzuar nga trotineti elektrik.

Ngjarje kishte ndodhur saktësisht më 8 qershor në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.

Rasti është cilësuar nga organet e rendit si “Vetaksident trafiku me fatalitet”.