Please enter at least 3 characters.

Iraola: Liverpooli është ende mjaft i dobët, patjetër do të nënshkruajmë me disa lojtarë

Trajneri i Liverpoolit, Andoni Iraola, ka konfirmuar se klubi do të bëjë përforcime të mëtejshme para se të mbyllet afati kalimtar, duke pranuar se skuadra e tij mbetet e mangët në numra.

Reds kanë qenë aktivë këtë verë, por ende po kërkojnë të forcojnë disa pozicione, me Iraolën që thekson se skuadra përfundimtare do të gjykohet kur të mbyllet afati kalimtar.

“Ne patjetër do të nënshkruajmë me disa lojtarë. Për disa marrëveshje duhet të prisni deri në fund”, ka thënë fillimisht Iraola për Sky.

“Por, fundi është fotografia e rëndësishme, ajo që do të kemi më 1 shtator. Sepse është e vërtetë që jemi ende mjaft të dobët”, përfundoi trajneri i Reds.

Ndryshe, Liverpooli deri tani këtë verë ka nënshkruar me emra si Jeremy Jacquet, Victor Munoz dhe Ronald Araujo, ndërsa nga ekipi janë larguar Mohamed Salah, Ibrahima Konata, Andy Robertson dhe Curtis Jones.

Reds kanë qenë të lidhur këtë verë me yllin e Paris Saint-Germain, Bradley Barcola, Yankuba Minteh i Brighton dhe Endrick i Real Madridit. /Telegrafi/