Please enter at least 3 characters.

iPhone 6s fillestar do të ofrojë vetëm 16GB memorie

2016/01/iphone-6s-fillestar-do-t-euml-ofroj-euml-vet-euml-m-16gb-memorie_hd.jpg

Tani me sa duket Apple ka vendosur të mbajë modelin me 16GB memorie dhe se i njëjti do të jetë në dispozicion si model i ri - iPhone 6s dhe 6S Plus.

Por gjithsesi se edhe modelet e reja do të vijnë në një varg opsionesh sa i përket memories në dispozicion, duke filluar nga 16GB deri në 128GB për çmimet e ngjashme me modelet aktuale.

Të dy modelet e reja të iPhone 6s janë përfolur se do të vijnë me procesorin e ri Apple A9 dhe të dyja modelet është thënë se do të ofrojnë nga 2GB RAM.

Apple pritet gjithashtu të sjell edhe kamerën e re iSight në iPhone 6s dhe 6S Plus e cila është e thënë të vijë me 12MP si dhe me FaceTime të ri i cili mund të regjistrojë video 1080p. (Telegrafi)