Intervistë - Geti: Nuk kam luftë me askënd
Kënga e lansuar me tekst “Ma i madhi n’ven II” ka ngritur një debat të gjerë në qarqet e industrisë muzikore shqiptare, pasi kënga që brenda 24 orëve të para ka arritur rreth 100 mijë klikime mban një tekst mjaft karakteristik.
Dhe, duke parë reagimet e shumta për këtë këngë, e cila erdhi pas projekteve të shumta kundrejt tij, Geti ka zbuluar për Telegrafin detajet e regjistrimit të këtij hiti të ri të tij.
Telegrafi: E lansuat në mënyrë të befasishme këngën “Ma i Madhi n’ven II”, nga ideja për një projekt të tillë që shkaktoi një tërmet të vërtetë?
Geti: Ideja kemi gjithmonë. Kjo është puna jonë. Befasia ka ndodhur shumë shpejt. Një pjesë të tekstit e kam shkruar rrugëve për koncerte që i kemi çdo ditë, pa ‘beat’, pa asgjë dhe një natë para se të lansohet kënga, kam shkuar në studio, e kemi zgjedhur ‘beatin’ e kam vazhduar tekstin dhe të nesërmen pak para lansimit e kemi bërë një miksim të shpejtë dhe më pas është lansuar.
Telegrafi: Getoar, a po ndjen se të është hapur një front i ri lufte në hip hopin shqiptar?
Geti: Se çfarë jam, e kam treguar në tekstin e kësaj kënge. Luftë është fjalë e madhe, unë kurrë nuk kam pasur luftë me askë, përveç me serbët që kam pasur një luftë me atë që unë di të bëj më së miri. Nëse dikush ka me mua luftë, atëherë ka edhe me vetveten. Është efekt bumerang.
Telegrafi: Pas këtyre ngritjeve kundër teje, a po sheh ndryshime në hip hop skenën shqiptare, a ka kualitet sipas teje?
Geti:Unë e bëj këtë punë që shumë vite. Kam më shumë vite karrierë se sa pjesa tjetër. Non stop jam munduar që shqiptarët të kenë mirëkuptim ndërmjet vete dhe të zbulohen talentë të rinj, çfarë do që janë.
Unë kurrë nuk e kam fyer askë, sepse nuk kam dashur që njerëzit të më duan si një ‘kapadai’ që po e fyen këtë, apo atë. Kam pasur dëshirë që njerëzit të vlerësojnë talentin tim, muzikën ose artin që e kam bërë dhe gjithmonë ia kam arritur qëllimit.
Ndryshime ne hip hop skenë ka, edhe kualitet ka, mirëpo ka edhe ngecje në shumë gjëra.
Telegrafi: Kush të ka zhgënjyer më së shumti prej reperëve që dikur kanë qenë miqt tuaj?
Geti: Miqt e mi mbeten gjithmonë miqt e mi, ata që e kanë zhgënjyer veten më vjen shumë keq...
Telegrafi: Cilat janë projektet e radhës, kur lansohen?
Geti: Projktet tona janë ato që i kam deklaruar kohë më parë. Ndonjëherë mund të ketë ndryshime të këtij lloji.
Telegrafi: Ju faleminderit që keni gjetur kohën që në mesin e koncerteve të shumta t’u përgjigjeni pyetjeve tona rreth projektit të ri.
Geti: Ju faleminderit të gjithë atyre që i kam dhe që më kanë..
/Telegrafi/


