Intervenime në ujësjellës dhe kanalizim në Vushtrri, disa zona pritet të mbesin pa ujë
30/06/2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Vushtrri.
Sipas njoftimit, ekipet janë duke punuar në këto lokacione të cilat kanë intervenime në rrjetin e ujësjellësit: Dobërllukë, Rr. "Mic Sokoli", Rr. "Skënderbeu", Druar.
Ndërsa në rrjetin e kanalizimit: Rr. "Skënderbeu", Rr. "Wesley Clark", Rr. "Halit Konjuhi".
“Gjatë realizimit të intervenimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe, pas rikthimit të furnizimit, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme. Nëse uji është i turbullt, lëreni të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


