Please enter at least 3 characters.

Interi rikthehet në Ligën e Kampionëve pas fitores së çmendur me rikthim te Lazio

2018/05/Inter-Liga-e-Kampionëve-e1526852413765.jpg
221:"ROME, ITALY - MAY 20: FC Internazionale players celebrate the victory after the Serie A match between SS Lazio and FC Internazionale at Stadio Olimpico on May 20, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi ka arritur ta fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit në Serie A ndaj Lazios në udhëtim me rezultat 2-3.

Kjo fitore ia ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm skuadrës së Luciano Spalettit.

Pjesa e parë e takimit ishte shumë aktive me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste, por ishin vendasit që patën diçka më shumë nga loja dhe shënuan dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte Ivan Perisic që devijoi një goditje të fortë të Adam Marusic për epërsinë e Lazios 1-0.

Festa e Lazios pas golit të parë (Getty Images)

Megjithatë, Nerazzurrët arritën të kthehen në lojë duke shënuar për 1-1 në minutën e 29-të me anë të Danilo D'Ambrosios.

Momenti i golit nga D'Ambrosio (Getty Images)

Në fund të pjesës së parë ishte Felipe Anderson (41'), i cili shënoi për 2-1 pas një kundërsulmi dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Anderson kaloi Lazion në epërsi (Getty Images)

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por mysafirët arritën të shënojnë dy gola dhe të fitojnë ndeshjen.

Fillimisht ishte Mauro Icardi (78'), i cili barazoi 2-2 nga pika e bardhë dhe Matias Vecino (81') shënoi me kokë për 2-3 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten të kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi përfundon në pozitën e katërt me 72 pikë, po aq sa ka edhe Lazio në vendin e pestë, por me rezultate më të këqija në ndeshjet direkte. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6jxs3l

https://www.dailymotion.com/video/x6jxsul

https://www.dailymotion.com/video/x6jxtdn

https://www.dailymotion.com/video/x6jxwil