Please enter at least 3 characters.

Interi nuk këndellet para derbit të Milanos, befasohet edhe nga Crotone (Video)

2017/04/GettyImages-666461138-e1491750040715.jpg
254:"CROTONE, ITALY - APRIL 09: Head coach of Inter Stefano Pioli shows his dejection during the Serie A match between FC Crotone and FC Internazionale at Stadio Comunale Ezio Scida on April 9, 2017 in Crotone, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi është befasuar nga Crotone me rezultat 2-1.

Mysafirët mbajtën topin gjatë gjithë ndeshjes, por rastet i munduan, ndërsa vendasit të udhëhequr nga dëshira për të shpëtuar nga zona që dërgon në Serie B shënuan në ato pak raste konkrete që kishin.

Foto: Getty Images

Dy golat për vendasit i shënoi Diego Falcinelli, të parin në minutën e 19-të nga pika e bardhë dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Interi e filloi pjesën e dytë duke sulmuar, fillimisht me anë të Ivan Perisic, ndërsa goli erdhi nga Danilo D’Ambrosio pas asistimit nga Geoffrey Kondogbia.

Mysafirët provuan të barazojnë rezultatin me anë të Eder (72’) dhe Mirandas (90’), por nuk arritën.

. Foto: Getty Images

Pas këtij barazimi Interi renditet në vendin e shtatë me 55 pikë, katër më pak se Atalanta në vendin e pestë që dërgon në Ligën e Evropës.

Pas kësaj fitore Crotone është ne pozitën e 18 me 20 pikë, por vetëm tre pikë më pak se Empoli.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Milanit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5ho0bw_all-goals-highlights-hd-crotone-2-1-inter-09-04-2017_sport