Interi konfirmon futjen në izolim të skuadrës, pasi Daniele Rugani doli pozitiv me coronavirus
12/03/2020
Nerazzurri lëshuan një deklaratë duke konfirmuar se ata kanë pezulluar stërvitjen dhe çdo aktivitet futbollistik deri në njoftimin e mëtejshëm, pasi ata do të fillojnë procedurat e nevojshme për izolim.
Lojtari i Juventusit, Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa Interi luajti para disa ditësh kundër tyre.
"Pas njoftimit të Juventus FC që lojtari i tyre Daniele Rugani ka testuar pozitiv për COVID-19, FC Internazionale njofton se të gjitha aktivitetet garuese janë pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm”.
"Klubi aktualisht po merr hapa për të zbatuar të gjitha procedurat e nevojshme".
"Futbollisti, Daniele Rugani është pozitive për Coronavirus-COVID-19 dhe aktualisht është pa simptoma" thuhet në një deklaratë. /Telegrafi/


