Interi do të përballet me acarin norvegjez në ndeshjen ndaj Bodo/Glimt
Pas fitores në Serie A ndaj Juventus FC, Inter rikthehet në aksion në Ligwn e Kampionwve, ku skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu do të udhëtojë drejt Norvegjisë për t’u përballur me Bodo/Glimt në ndeshjen e parë të fazës “play-off”.
Pamjet nga Norvegjia tregojnë se fusha e stadiumit “Aspmyra Stadion” është pastruar nga bora, ndërsa parashikimet flasin për mundësi reshjesh gjatë natës.
Megjithatë, nga dita e nesërme pritet mot pjesërisht i vranët dhe sfida nuk konsiderohet në rrezik për t’u shtyrë.
Ajo që shqetëson më shumë është temperatura e ulët. Në momentin e fillimit të ndeshjes, që do të drejtohet nga gjyqtari gjerman Daniel Siebert, pritet që temperaturat të lëvizin mes -5 dhe -6 gradë Celsius, me ndjesinë reale që mund të zbresë deri në -11 gradë.
Kushtet e vështira atmosferike dhe terreni sintetik shtojnë rrezikun për lëndime, gjë që nuk e nderon aspak Interin.
Billetter til bortefeltet i Milano er i salg nå 🤩 https://t.co/doJIhfZyeNpic.twitter.com/ID1vPMtxvC
— FK Bodø/Glimt (@Glimt) February 16, 2026
Pikërisht për këtë arsye, Chivu ka vendosur që skuadra të stërvitet në fusha me bar sintetik në qendrën stërvitore Interello, në mënyrë që lojtarët si Lautaro Martínez dhe shokët e tij të ambientohen me kushtet që do të gjejnë në Norvegji. /Telegrafi/


