Please enter at least 3 characters.

Inter - Ludogorets, formacionet zyrtare - Nerazzurrët duan të sigurojnë kalimin tutje

2020/02/inter-ludogorets.jpg

Interi dhe Lodogoretsi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Evropës.

Nerazzurrët janë nikoqir të skuadrës bullgare në takimin kthyes që do të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 21:00.

Skuadra e Antonio Contes ka fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë në udhëtim dhe pret të sigurojë kalimin në fazën tjetër.

Në anën tjetër, mysafirët do të tentojnë befasinë në këtë ndeshje edhe pse diçka e tillë do të jetë e vështirë.

Trajneri Conte ka vendosur të bëjë disa ndryshime për këtë ndeshje, në anën tjetër trajneri mysafir starton me ekipin më të mirë të mundshëm.

Inter: Padelli; D'Ambrosio, Ranocchia, Godin; Moses, Barella, Borja Valero, Eriksen, Biraghi; R Lukaku, Alexis SanchezLudogorets: Iliev; Cicinho, Terziev, Grigore, Nedyalkov; Marcelinho, Dyakov, Badji; Wanderson, Keseru, Cauly Souza/Telegrafi/