Please enter at least 3 characters.

Institucionet kulturore kyçen në aksionin humanitar

2016/08/Institucionet-kulturore-Maqedoni.jpg

Institucionet kulturore në Maqedoni, kyçen në aksionin për ndihmë të popullatës nga rajonet e vërshuara pas motit të lig në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Teatrot, muzetë dhe galeritë do të realizojnë shfaqje, koncerte, ekspozita shitëse dhe aktivitete tjera, ku të ardhurat e grumbulluara nga shitja do të transferohen në një xhiro-llogari të posaçme dedikuar zonave të përfshira nga vërshimet.

Krahas kësaj, Ministria më 21 gusht në lokalitetin Kokino, në kuadër të projektit 'Kokino-brendi i Maqedonisë', do të organizojë ngjarje të titulluar 'Kalaja e diellit'. Poashtu gjatë tërë ditës do të organizohen programe edukative, punëtori dhe aktivitete tjera të pasura kulturore. E gjithë kjo do të jetë humanitare dedikuar banorëve të rajoneve të vërshuara.

Në vazhdim është programi me ngjarje nga entet nacionale kulturore të cilat do të realizohen në periudhën në vijim. Ministria e Kulturës, bëri thirrje deri te qytetarët që t'i vizitojnë ngjarjet, sepse siç thekson, çdo biletë e blerë do të thotë kontribut dhe ndihmë për qytetarët nga rajonet e vërshuara. /Telegrafi/