Please enter at least 3 characters.

Infantino: Chelsea ka të drejtë të ankohet për ndalimin e transferimeve

2019/02/Infantino-FIFA.jpg
195:"ROME, ITALY - FEBRUARY 27: President of FIFA Gianni Infantino attends the FIFA executive football summit press conference on February 27, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se Chelsea ka të drejtë të ankohet kundër ndalimit të transferimeve të tyre.

Chelsea është goditur nga FIFA me një ndalim të transferimeve në dy afatet e ardhshme shkaku i parregullsive në transferimin e lojtarëve të mitur.

Ky dënim ka nuk i ka pëlqyer aspak klubit londinez, të cilët kanë vendosur të apelojnë heqjen e tij.

Edhe presidenti i FIFA-s, Infantino i ka inkurajuar drejtuesit e Bluve të ankohen, pasi është e drejtë e tyre.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

"Unë vetëm mund të shpreh veten në një rast të veçantë, ekziston mundësia që Chelsea mund të apelojë dënimin", ka thënë fillimisht Infantino.

"Edhe ata duhet të respektohen, në të kaluarën Real Madridi dhe Barça janë sanksionuar për regjistrimin e të miturve, ndoshta duhet të rritim pragun e moshës".

"Ne duhet të mbrojmë të rinjtë dhe kjo sigurisht që është një kornizë që ne do të kontrollojmë edhe në të ardhmen".

"Duhet ta shohim drejtpërdrejt këtë rregull", përfundoi presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë. /Telegrafi/