Incident ndëretnik në Shkup (Video)
01/12/2012
Mësohet se një grup të rinjsh, tifozë me emrin ‘piratët’ kanë ofenduar me thirrje anti-shqiptare, pasagjerët e autobusit me nunër nga 2, që vjen nga Autokomanda.
Pas bllokimit të autobusit, dhe lajmërimit të incidentit, menjëherë nga ndërhyrë policia, e cila ka ndarë grupet, dhe më pas, ka shoqëruar autobusin ,deri në stacionin e fundit të tij, transmeton Alsat-M.
Policia ende nuk ka dalë me qëndrim, por thonë se së shpejti do të bëjnë publik dinamikën e këtij incidenti. /Telegrafi/


