Please enter at least 3 characters.

Idrizi mban takim publik me qytetarët, ata paraqesin kërkesat e tyre

2024/06/449098134_809467721315029_556208786185580200_n.jpg

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarët.

Para qytetarëve të pranishëm, ai ka prezantuar projektet e realizuara nga janari deri në qershor, shkruan Telegrafi.

Ndërsa qytetarët kanë paraqitur pyetjet dhe kërkesat e tyre.

“Me shumë vëmendje pranuam edhe kërkesat e sugjerimet konstruktive e konkrete të qytetarëve vushtrrias, të cilat do të trajtohen me prioritet”, ka thënë Idrizi.

Në këtë takim prezent ishin edhe drejtorët e drejtorive komunale. /Telegrafi/