Please enter at least 3 characters.

Ibrahimovic “u shfaq” sërish në Holandë, shikoni golin mjeshtëror të Godts të Ajaxit

Futbollisti i Ajaxit, Mika Godts, realizoi një gol spektakolar në ndeshjen kundër NAC Breda, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave.

Në minutën e 41-të, Godts e mori topin në mesfushë pas një pasimi nga Wout Weghorst, më pas avancoi me shpejtësi duke kaluar disa mbrojtës të vendasve dhe duke “dribluar” edhe portierin.

Në fund, 20-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë me një përfundim të qetë, duke i dhënë avantazh Ajaxit dhe duke e vulosur fitoren në atë takim.

Goli i tij u krahasua nga shumë tifozë me një moment të famshëm të historisë së klubit, golin e Zlatan Ibrahimovicit kundër të njëjtit kundërshtar në vitin 2004, një realizim që vazhdon të përmendet si një nga më të bukurit e të gjitha kohërave.

Krahasimet me Ibrahimovicin janë ende të hershme, por goli i Godts e riktheu nostalgjinë te tifozët e Ajaxit dhe rriti pritshmëritë për të ardhmen e sulmuesit.

- YouTubewww.youtube.com

Nëse ai do të ndjekë të njëjtën rrugë si suedezi, mbetet të shihet, por paraqitje të tilla padyshim e vendosin në radarët e shumë klubeve që mund të interesohen për të në të ardhmen. /Telegrafi/