Please enter at least 3 characters.

I vuri zjarrin një objekti pronë e vëllait të tij, policia arreston të dyshuarin në Shtërpcë

Një rast zjarrvënie ka ndodhur në Shtërpcë, ka bërë të ditur policia.

Sipas policisë një person dyshohet se i ka vënë zjarrin objektit të vjetër të banimit, pronë e vëllait të tij.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se i ka vënë zjarrin një objekti të vjetër banimi pronë e vëllait të tij viktimës mashkull kosovar. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar policia.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit ndalet në ndalim policor. /Telegrafi/