Please enter at least 3 characters.

I vunë tritol në Shkodër, dëshmia e inspektorit të tatimeve: S’kam konflikte

Menjëherë pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin rajonal të Shkodrës, policia ka marrë në pyetje Enea Buzuken , i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të jetë autori i atentatit dhe nuk ka asnjë konflikt me njëri.

Pasi ka marrë ndihmën e parë 38 vjeçari është larguar për në banesën e tij .

Policia e Shkodrës ka marrë kamerat e sigurisë në të gjithë zonën përreth ndërsa ka shoqëruar për të marrë në pyetje disa persona.

Pas rindërtimit të ngjarjes nga grupi hetimor, pas kqyrjes se kamerave, ka rezultuar që lënda plasëse ka qenë e vendosur në motorin ngjitur me makinën në pronësi të Enea Buzukes, dhe menjëherë pasi 38 vjeçari ka hipur në makinë, lënda plasëse ka shpërthyer .

Sipas burimeve policore mendohet se motori ka qenë i vendosur që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ngjitur me makinën ndërsa autorët e dyshuar kanë vëzhguar lëvizjet e 38 vjeçarit , për të aktivizuar me pas lëndën shpërthyese dhe larguar me pas me automjetin që i gjet i djegur në Postribë .

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje./euronewsalbania/