Please enter at least 3 characters.

I vidhet kasaforta me paratë e kursyera një personi në Mazgit, Policia arreston tre të dyshuar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhjen e një kasaforte me para në Mazgit të Obiliqit.

Rasti ka ndodhur më 12 maj 2026, nga ora 06:00-11:40, ndërsa viktima ka raportuar se i janë vjedhur një shumë parash, të cilat viktima i kishte pasur të kursyera dhe të ruajtura në një kasafortë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

“Personat janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në një në rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur më datë 12.05.2026, në rrugën ‘17 Shkurti’ në fshatin Mazgit të Obliqit, me ç‘rast nga një depo e një punëtorie janë vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave”, thuhet në njoftim.

Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit të Obiliqit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve: F. B 26 vjeç, A.K 22 dhe R.H 34 vjeç.

Rasti nën hetime. /Telegrafi/