Please enter at least 3 characters.

I pari në Mbretërinë e Bashkuar dhe i dyti në nivel global - albumi i Rita Orës ngjitet në majat e klasifikimeve të muzikës

2023/07/ritaora_345828945_140562592333271_1646487704068606514_n-e1689438849636.jpg

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, të premten publikoi albumin e saj më të ri, "You & I".

Albumi i cili është njëherësh i treti në karrierën e saj, ka gjithsej 12 këngë, tre prej të cilave janë hitet e publikuara tashmë edhe me klipe: "Don't Think Twice", "You Only Love Me" dhe "Praising You" me FatBoy Slim.

"You & I" ka shënuar ngjitje të menjëhershme në klasifikimet botërore të muzikës, duke prekur majën në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktualisht, albumi "You & I" nga Rita Ora është i pari më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i dyti në nivel global, sipas iTunes.

E entuziazmuar për suksesin, ve tRita publikoi një video të shkurtër në Instagram, duke i dalënderuar të gjithë fansat që e kanë pritur mirë albumin e ri të saj.

"Jam kaq e lumtur që jo po e shijoni këtë album. Kaq shumë u fut në këtë album dhe u desh shumë për të ndarë kaq shumë nga vetja. Vazhdoni ta shkarkoni, vazhdoni ta dëgjoni", ka shkruar Ora në Instagram.

Rita përndryshe ka treguar se albumi i saj i ri, "You & I" është si një ditar i saj i viteve të fundit, pasi të gjitha këngët pasqyrojnë detaje nga jeta e saj private dhe ajo e dashurisë, përkatësisht martesa me regjisorin Taika Waititi. /Telegrafi/