I kërkuar nga shumë klube gjitha, mësohet skuadra që ka fituar shërbimet e Julian Brandt
Julian Brandt do të largohet nga Borussia Dortmund pas shtatë vitesh qëndrim në “Signal Iduna Park”.
Klubi gjerman e ka konfirmuar tashmë largimin e mesfushorit ofensiv, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të kontratës së tij dhe është në kërkim të një aventure të re në karrierë.
Sipas raportimeve të “Sport Bild”, Atlético Madrid ka ndërmarrë hapat e parë për transferimin e tij dhe tashmë ka kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit gjerman.
Përveç klubit spanjoll, interesim për Brandt kanë shfaqur edhe Roma, Arsenal, Tottenham Hotspur, Milan, Juventus dhe Fenerbahçe.
Megjithatë, vetë lojtari ka bërë të ditur se, për respekt ndaj Dortmundit, nuk do të zhvillojë negociata me klube të tjera deri në përfundim të sezonit aktual. Bisedimet konkrete pritet të nisin pas ndeshjes së fundit të Bundesligës ndaj Werder Bremen.
Sipas Bild, Atletico konsiderohet destinacioni më i mundshëm për Brandt, pasi partnerja e tij jeton në Spanjë, ai flet gjuhën spanjolle dhe është i lidhur me kulturën e vendit.
Në “Metropolitano”, drejtuesit e klubit e shohin gjermanin si një opsion ideal për të zëvendësuar Antoine Griezmann, i cili pritet të largohet gjatë verës drejt MLS-së. /Telegrafi/


