Please enter at least 3 characters.

I jepet lamtumira e fundit, policit që vdiq në krye të detyrës

Policit të Kosovës, Altin Kryeziu, i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Bubavec.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës, kryetari i komunës, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Altin Kryeziu u përcoll për në banesën e fundit tetë ditë pasi humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në krye të detyrës.

Me dhimbje dhe nderime, familjarët, kolegët dhe të pranishmit i dhanë lamtumirën e fundit policit Kryeziu.