Please enter at least 3 characters.

I dëmtohet xhami dhe roleta nga një plumb, Policia po heton rastin në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 17:10, në rrugën “Naip Rashica” në Vushtrri.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është dëmtuar xhami dhe roleta në dhomën e tij nga një plumb”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar gëzhoja si dëshmi materiale.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/