I dehuri sulmon zyrtarin policor në Lipjan, përfundon në mbajtje
04/08/2026
Një zyrtar policor është sulmuar nga një person me shtetësi të huaj, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur.
Rasti ka ndodhur më 3 gusht, rreth orës 00:45, në Lipjan, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, i dyshuari ka sulmuar zyrtarin policor i cili ishte në detyrë. Si pasojë, polici është dërguar për trajtim mjekësor.
Edhe i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim, për shkak të gjendjes së dehur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


