Hysaj: Roli i ri më pëlqeu, ndaj Moldavisë duhet të shënojmë gola
Elseid Hysaj, që në mungesë të Mërgim Mavraj do ta mbajë sërish shirtin e kapitenit, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Moldavisë.
Ai i thërret tifozët për kë ndeshjes.
Skema? Është një rol i ri për mua, por unë jam profesionist dhe duhet ta bëjë mirë. Unë nuk e prisja ta bëjë aq mirë dhe ndeshja më shkojë mirë.
Kapiteni? Është zgjedhje e trajnerit, jam i kënaqur për këtë gjë. Çdo kush ka dëshirë të jetë kapiten i ekipit kombëtar, nuk është gjë e rëndësishme apo të krijoj polemika. Për mua është një ëndërr që po realizohet.
Islanda? Besoj se duhet të ishim pak më konkret në përfundimin e aksioneve. Kishim aksionet dhe na mungoi konkretizimi. Pasimet e gjata. Nuk besoj se ne kemi luajtur me shumë topa të gjatë këtë e kemi bërë që të nxjerrim lojtarët para porte të shënojnë, por loja nuk ishte vetëm me topa të gjatë.
Do e mendojmë me trajnerin dhe duhet të jemi shumë konkret me realizimin e aksioneve. Duhet të nisim sa më shumë topa në zonë për sulmuesit tanë. /Panorama Sport/


