Please enter at least 3 characters.

Hyri në dyqanin e Apple-t, theu secilin iPhone 7 që kishte para (Video)

2016/09/Hyri-në-dyqanin-e-Apple-dhe-theu-qetësisht-secilin-iPhone-7-që-i-doli-përpara-foto.jpg

Në dyqanin e Apple që ndodhet në Dijon të Francës, ka hyrë një njeri i paidentifikuar dhe ka thyer me një mjet metalik disa iPhone 7.

Burri me syze dhe çantë shpine , ka lëvizur qetësisht dhe i ka qëlluar telefonat e zgjuar, derisa nuk kanë arritur rojat, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë shikuar të habitur, derisa shkaktonte dëme të pariparueshme për pronarin.

Nuk bëhen të ditura motivet e këtij krimi material, nga njëri që iku në drejtim të panjohur. /Telegrafi/