Please enter at least 3 characters.

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

2024/03/police-line.jpg

Një person ka humbur jetën në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymë.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 19:30.

"Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion", bëhet e ditur në njoftimin e policisë./Telegrafi/