Please enter at least 3 characters.

HTC One M8 Prime dhe HTC One M9, vitin e ardhshëm!

2016/01/htc-one-m8-prime-dhe-htc-one-m9-vitin-e-ardhsh-euml-m_hd.jpg

Sipas një raporti të ri të @evleaks, thuhet se HTC ka vendosur që mos ta lansojë njëherë modelin HTC One M8 Prime, pasi kompania tajvaneze tashmë është duke menduar edhe për krijimin e modelit të ri dhe të avancuar të telefonit - HTC One M9.

HTC pritet ti lëshojë të dy modelet e reja të telefonave në vitin 2015, përkatësisht HTC One M9 dhe HTC One M9 Prime, edhe pse ende nuk dihet se çfar specifika do të kenë këto modele.

Koha e përafërt e lansimit të tyre pritet të jetë tremujori i parë i vitit 2015, dhe me këto modele kompania do ta rifreskojë linjën e saj të telefonave One M.

Sipas @evleaks, HTC One M9 Prime do të debutojë fillimisht si një model premium i telefonit, ndërsa HTC One M9 do të jetë një version i lirë i modelit të ri në Android. / Telegrafi /