Please enter at least 3 characters.

Hoti priti në takim lamtumirës Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova

2020/07/27-07-2020-ZKM-3-1-scaled.jpg

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti sot në takim lamtumirës shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj gjatë mandatit në Kosovë.

Hoti ka vlerësuar rolin BE-së për funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik në Kosovë, si një standard në procesin e afrimit të Kosovës drejt BE-së. Po ashtu, kryeministri e vlerësoi përkrahjen e BE-së dhënë përpjekjeve të institucioneve të Republikës së Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Ndërsa, përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, pasi e falënderoi Hotin për pritjen dhe bashkëpunimin, vlerësoi se Bashkimi Evropian do ta ketë prioritet Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të punojë për të ardhmen evropiane të rajonit.