Please enter at least 3 characters.

Hidroregjioni Jugor njofton: Është stabilizuar furnizimi me ujë në lagjen Ortakoll

Pas ankesave të shumta nga banorët e lagjes Ortakoll, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka ndërmarrë verifikime dhe ndërhyrje teknike në terren për të identifikuar dhe zgjidhur problemin me furnizimin me ujë, përcjell Telegrafi.

Fillimisht, ekipet e kompanisë kishin konstatuar se bëhej fjalë për një problem individual të brendshëm, për të cilin ujësjellësi nuk është kompetent të ndërhyjë, përcjell Telegrafi.



Megjithatë, pas kontrolleve të detajuara në rrjetin e jashtëm, është zbuluar se shkaku i ndërprerjes ishte një valvul në vertikalen e furnizimit me ujë.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme në këtë valvulë, furnizimi me ujë është stabilizuar plotësisht për banorët e ndërtesës në këtë zonë.

Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë e angazhuar në garantimin e një shërbimi të qëndrueshëm dhe cilësor për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/