Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Pejë, policia nis hetimet
Një grua ka raportuar se në oborrin e saj është hedhur një mjet shpërthyes.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy kartonë letër në formë cilindrike në dy vende të ndryshme, po ashtu janë gjetur edhe dy bombola te gazit (gaz propan) si dhe është vërejtur një gjurmë ngjyrë e bardhë ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi i mjetit piroteknikë
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në oborrin e saj është hedhur një mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy kartonë letër në formë cilindrike në dy vende të ndryshme, po ashtu janë gjetur edhe dy bombola te gazit (gaz propan) si dhe është vërejtur një gjurmë ngjyrë e bardhë ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi i mjetit piroteknikë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/


