Hernia diskale, fizioterapeuti Gashi: Më të shpeshta janë ato të unazave të poshtme të shpinës dhe të qafës
[transistor https://share.transistor.fm/e/7bf99814 expand=1 site_id=27059106]
Fizioterapeuti Feim Gashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur edhe për hernitë diskale.
Ai bëri të ditur se hernitë në pjesë e poshtme të shpinës janë më të shpeshta, si dhe ato të unazave të qafës.
“Hernia diskale është një problem i diskut intravertebral... disku intervertebral është një amortizator mes unazave. Dhe përmban 70 për qind ujë. Humbja e elasticitetit të tij, qoftë për shkak të dëmtimeve ose sëmundjeve, rrëshqitjes së diskut dhe në këto raste bën kurthimin e rrënjëve nervore dhe si pasojë vjen dhimbja e cila manifestohet varësisht cila rrënje nervore është komprimuar”, tha ai.
Fizioterapeuti tha tutje se hernitë diskale më të shprehura janë te unazat e poshtme të shpinës, por edhe ato qafës janë mjaftë të shprehura.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/


