Hendbollistet e Kastriotit shpallen kampione të Kosovës
28/05/2015
Ato e mposhtën edhe në ndeshjen e dytë finale të play-offit Prishtinën me rezultat 29:26, për të festuar në kryeqytet.
Në pjesën e parë, prishtinaset ishin pak më të mira, duke e mbyllur 30 minutëshin e parë me një avantazh të lehtë, 14:13, por në pjesën e dytë më të mira ishin ferizajaset, të cilat fituan me meritë dhe e siguruan titullin e tretë radhazi, raporton Zëri. /Telegrafi/


