Please enter at least 3 characters.

Hazard nuk mohon një kalim të mundshëm te Reali, por refuzon Unitedin

2019/01/Eden-Hazard-e1548146248178.jpg
239:"WATFORD, ENGLAND - DECEMBER 26: Eden Hazard of Chelsea looks on during the Premier League match between Watford FC and Chelsea FC at Vicarage Road on December 26, 2018 in Watford, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas shumë thashethemeve që e lidhin Eden Hazardin me Real Madridin, ylli i Chelseat është ndalur të flas rreth të ardhmes së tij.

Belgu nuk ka përjashtuar një kalim të mundshëm te Los Blancos, por ka thënë se nuk do t'i bashkohet asnjëherë Manchester Unitedit.

"Do të dëshiroje të nënshkruaje me Real Madridin? Pse jo?", ka thënë Hazard për France Football.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

"Nuk jam dëgjuar asnjëherë me Zidanen dhe nëse ai shkon te Manchester Unitedi nesër, unë nuk do të shkojë aty. Real Madridi pa Zidanen është diçka ndryshe, por është ende Real Madrid".

"Kam fituar gjithçka në Angli, në përjashtim të Community Shield,  por kjo nuk do të thotë se po largohem".

"Gjithmonë kamë thënë se do doja të provojë diçka ndryshe pas Anglisë, por ka gjëra që mund të më bëjnë të qëndrojë këtu", ka shtuar Hazard.

Këtë sezon 28-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 10 asistime. /Telegrafi/