Haxhiu: Kujt s’i rrihet, mund të shkojë
14/12/2014
Lidhur me situatën nëpër të cilën po kalon klubi i tij, ka folur kryetari Nexhmedin Haxhiu, i cili shprehet i dëshpëruar me pikët e arritura.
“Assesi nuk mund të jem i kënaqur me atë çka është arritur në stinorin vjeshtor. Gjithsesi, si skuadër jemi munduar që të kemi paraqitje të mira, por për arsye të ndryshme nuk kemi arritur më shumë pikë”, ka deklaruar Nexhmedin Haxhiu të shtunën për Arenën.
Ditët e fundit është thënë se disa lojtarë mund të largohen nga ekipi mitrovicas. “Ata lojtarë të cilët gjejnë më mirë, mund të largohen pa kurrfarë problemi”, potencoi Haxhiu duke paralajmëruar edhe përforcime. “Gjithsesi se do të ketë ardhje të reja në klub. Mund të ketë edhe nga Shqipëria”, pohoi Haxhiu. /Telegrafi/


