Haxhirexha zgjidhet lider i DR-së
11/03/2012
Në Kongres ka qenë i pranishëm edhe ish lideri i kësaj partie Imer Selmani, ndërsa ka munguar njëri nga themeluesit e kësaj partie Bastri Bajrami, por dhe disa anëtarë tjerë.
Nënkryetar është zgjedhur Abedin Zymberi, ndërsa partia ka zgjedhur edhe dy sekretarë, Fatmir Etemin dhe Sevdar Mahmutin.
Haxhierxha deri tani ka ushtruar postin e ushtruesit të detyrës lider në këtë parti, njofton “Zhurnal”.
Një ditë më parë disa nga anëtarët e Komisionit akuzuan se një grup joformal i udhëhequr nga individ me ambicie që me çdo çmim të jetë në krye të DR në formën më të skajshme kanë keqpërdorur pozicionin partiak dhe kanë shkelur mbi statutin dhe programin e DR-së. /Telegrafi/


