Please enter at least 3 characters.

Haradinaj takohet me ambasadorët Cufaj dhe Gashi, flasin për vizitën e delegacionit gjermano-francez në Prishtinë

2019/06/62044262_1199085696882509_3150724447124586496_n.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Ambasadorët e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj në Gjermani dhe Qëndrim Gashi në Francë.

Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se me ambasadorët ka diskutuar për temat rreth vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez në Prishtinë.

"Në takimin e mëngjesit të sotëm së bashku me Ambasadorët e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj në Gjermani dhe Qëndrim Gashi në Francë ku diskutuam për temat rreth vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez në Prishtinë", ka shkruar Ramush Haradinaj në Facebook.

Ndryshe një delegacion i përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë do ta vizitojë sot Kosovën./Telegrafi/

Top 5