Please enter at least 3 characters.

Haradinaj paralajmëron rritjen e pagave për sektorin e shëndetësisë

2018/02/27746905_1582835181835754_2083578703_o.jpg

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas një takimi që ka pasur sot me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe të komunitetit të mjekëve, ka paralajmëruar rritjen e pagave për këtë kategori.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se së bashku me drejtuesit e sektorëve shëndetësorë ‘jemi mobilizuar për paga të dinjitetshme, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe avancimin e ligjeve në këtë fushë’.

Postimi i plotë:Qeveria e Kosovës do t'ia kthejë integritetin sistemit të shëndetësisë, duke ngritë cilësinë e shërbimeve.Së bashku me drejtuesit e sektorëve shëndetësorë jemi mobilizuar për paga të dinjitetshme, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe avancimin e ligjeve në këtë fushë.Mjekët janë heronjtë e Kosovës dhe e kemi detyrë t'ua kthejmë dinjitetin. /Telegrafi/